Ceh rikthehet në shtëpi; i bashkohet serish Celsit

Javët e fundit është folur shumë, por tani është zyrtare. Petr Ceh kthehet te Celsi. Lajmi i konfirmua nga vetë portieri nëpërmjet një postimi ne rrjetet sociale.Vetëm se këtë radhë, Ceh nuk do të jetë më në fushat e lojës, por do të ketë një vend në bordin drejtues ku ai do të mbulojë rolin e konsulentit teknik të skuadrës.

‘Ndihem vërtet i privilegjuar që pata mundësinë për t’u kthyer edhe njëherë te Celsi-shkruante Ceh që nuk e fshihte entuziazmin e tij për këtë aventurë të re te Blutë-do të ndihmoj klubin që të formojë një skuadër të fortë dhe kompetitive për të arritur në nivelet më të larta e për të vijuar në rrugën e sukseseve të 15 viteve të fundit.
E shoh të ardhmen me shpresën se do të jap kontributin tim me eksperiencën time për të vijuar me fitoret’

sfidanti.al