Hebrejtë janë quajtur tregtarët më të mirë të botës sepse nuk kishin mundësi të tjetër për të siguruar jetesën. Kështu ndodh edhe me disa klube të futbollit, të cilët nuk kanë fuqi të madhe financiare apo emër të lavdishëm, ndaj duhet të tregohen të zotë në “pazar”, pra të të blejnë lirë e të shesin shtrenjtë. Një nga specialistët e kësaj kategoria është Dortmundi dhe klubi gjerman e tregoi veten duke bërë një “goditje” tjetër që askush nuk e priste.
Hoze Maria Relusio “Relu” është një mesfushor mbrojtës, që Borusia e mori nga Alkorkoni i kategorisë së dytë spanjolle. Nuk jepet ndonjë shifër për këtë transferim, por dihet se më parë Relu ka qenë pjesë e akademive të Rajo Vajekanos, Realit dhe Atletikos, por nuk arriti të luante për klubet e rëndësishëm.
Afrimi i Relusë është në vazhdën e transferimeve pa bujë të Dortmundit, që më pas u kthyen në “yje”. Të tillë si Shinji Kagaua që u mor nga kategoria e dytë japoneze për 350 000 euro, Kristian Pulishiç që e sollën 15-vjeçar për 30 000 euro dhe e transferuan tek Çelsi për 64 milionë, Usman Dembele që tek Rena ishte me kontratë amatore, dhe u kalua tek Barcelona për nja 120 milionë euro, Zagadu që ishte kapiten i Paris SG U19 dhe sot vlen 30-40 milionë, Humelsin e morën 4.2 milionë nga të rinjtë e Bajernit, dhe ia dhanë bavarezëve për 38 milionë. Po kështu edhe Robert Levandovski, të cilin nuk e donin në Spanjë, por tek Dortmundi u bë një nga lojtarët më të mirë në botë.
Sfidanti.al