S’mbyllen telashet për Nejmar; në Brazil i bllokohen pasuritë e patundshme

Nuk kanë të përfunduar problemet për sulmuesin e Paris Sën Zhermen, Nejmar Jr. Në Brazil, organet fiskale kanë bllokuar 36 prona të futbollistit si pjesë e hetimit për evazion fiskal të kryer nga futbollisti në momentin e transferimit të tij nga Santos te Barcelona.

Sipas të përditshmes braziliane ‘Folha do Sao Paulo’, Nejmar po hetohet për një evazion fiskal me vlerë prej rreth 16 milionë Euro. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, këto 36 prona janë në emër të futbollistit, familjes apo biznesit të tij. Mes pronave të bllkuara përfshihet edhe vila ku Nejmar banon zakonisht kur ndodhet në Brazil dhe që e bleu në vitin 2011 me shifrën e përfituar nga Barcelona për transferimin nga Santosi

Është pikërisht ky operacion që është vënë në qendër të hetimeve të autoriteteve braziliane. Sipas ‘Folha do Sao Paulo’, Barcelona pagoi 40 milionë Euro për llogari të një biznesi që është në pronësi të babait të Nejmar, pagesë që e bëri në 3 këste në 2011,2013 dhe 2014 dhe që mendohet se gjithcka ka kaluar në favor të futbollistit dhe se është kryer nëpërmjet kompanisë për ulje të taksave në 17% duke evituar pagesën e 27.7% që duhet të bënte për shkak të marrjes së kësaj shume parash në nivel individual

Kjo e përditshme thekson se pronat e Nejmar janë bllokuar dhe mbahen në formën e garancisë dhe se lojtari mund të jetojë normalisht në to, por nuk mund t’i shesë. në muajin prill, organet fiskale i bllokuan nejmar edhe një helikopter e avion privat për të njëjtin motiv.

sfidanti.al