Kapelo promovon Sarrin: Do të bëjë mirë edhe te Juventusi

Kalimi i Mauricio Sarrit te Juventusit ka shkaktuar një përcarje te tifozët e Zonjës e Vjetër dhe ka shkaktuar një zemërim të madh te ata të Napolit, por është dikush që e promovon teknikun italian. bëhet fjalë për Fabio Kapelon i cili ka deklaruar se Mauricio Sarri do të vazhdojë të bëjë punë të mirë edhe te bardhezinjtë.

‘Mauricio Sarri do të bëjë mirë te Juventusi-tha Kapelo-do të jetë në një klub serioz dhe të organizuar. Pas shumë titujsh në Serinë A, objektivi padyshim është fitorja në Ligën e Kampioneve, por nuk do të jetë aspak e lehtë pasi ka shumë skuadra të tjera të forta’.

Sipas Kapelos, për Juventusin, pas largimit të Alegrit ka ardhur koha që të hapë një kapitull të ri.

‘Sigurisht me ardhjen e Sarrit kërkohet një rritje e cilësisë edhe pse me Alegrin në momente të caktuara, Juventus zhvilloi një futboll të bukur-vijoi Kapelo-nuk e di se cfarë do të thotë loja e bukur kur nuk arrihen rezultatet’.
Përsa u përket polemikave dhe pakënaqësive të tifozëve për këtë kalim të Sarrit, Kapelo theksoi se trajnerët janë profesionistë dhe nuk mund të rrinë besnikë vetëm ndaj një skuadre, për të mbyllur intervistën e tij me lamtumirën e Totit dhe ardhjen e Boban te Milani.

‘U habita nga vendimi i Totit, ndoshta duke mos qenë shumë ndikues, vendosi që të largohet-tha Kapelo-të jesh drejtues në një klub është ndryshe nga të qenit futbollist. Gjithnjë ka 2 të vërteta dhe duhen kuptuar të dy versionet. Jam i habitur edhe nga kalimi i Boban te Milan, sepse në FIFA ai kishte një lloj peshe. Vetëm Infantino ishte mbi të si pozitë’

sfidanti.al