Atletiko Madrid befason klubet më potente të Evropës si Mancester Siti, Real Madrid dhe Juventus dhe në mënyrë të bujshme i parakalon në garën për Zhoao Feliks. Në një moment kur të gjithë po flisnin me siguri për një kalim të 19 vjecarit te Mancester Siti me mundësinë për të qëndruar edhe për 1 vit te benfika me huazim, ja ku del e përditshmja portugeze ‘Record’ që tregon një tjetër histori teksa e bën fakt të kryer kalimin te ‘Los Colchoneros’.
Sipas kësaj të përditshmeje, sulmuesi 19 vjecar ndodhet tashmë në Madrid për të firmosur kontratën me skuadrën e Atletikos së drejtuar nga Diego Pablo Simeone. Skuadra madrilene ishte vënë prej kohësh në kërkim të zëvendësuesit të Antuan Grizman që para disa javësh bëri të ditur largimin e tij, dhe vendosi që të paguajë klauzolën e zgjidhjes së kontratës së Zhoao Feliks me Benfikën që kap vlerën prej 120 milionë Eurove.
Mësohet se talenti portugez do të firmosë me Atletikon një kontratë me pagë prej 6 milionë Eurosh në sezon.
sfidanti.al