Fundjavë dasmash në sport; martohet edhe Karolin Vozniacki

E shtuna nuk ishte ditë dasme vetëm për Serhio Ramos e Pilar Rubion. Bota sportive në të vërtetë shënoi një tjetër event martesor; atë mes tenistes Karolin Vozniacki dhe basketbollistit të NBA, David Lee. Ceremonia e martesës së danezes me amerikanin u zhvillua në rajonin e Toskanës në Itali dhe të ftuar në të ishin shumë sportistë të njohur si tenistet Serena Uilliams që ishte edhe një nga shoqërueset e nderit të Vozniackit nuse dhe Anxhelik Kerber.
Po kështu të ftuar në këtë event kaq romantik ishin të ftuar edhe kolegët e David Lee, basketbollistët Pau Gasol dhe Herrizon Barns.

Vetë Karolin Vozniacki në rrjetet sociale postoi foto të saj në këtë dasmë të shoqëruar me mesazhin: ‘Fundjava më e mirë e jetës sime’. Gjithsesi, Karolin Vozniacki dhe David Lee nuk do të mund të shijojnë muajin e tyre të mjaltit për momentin pasi danezja javën e ardhshme do të udhëtojë drejt Londrës për turneun Grand Slam të Uimbëlldonit që do të nisë në 1 korrik.

sfidanti.al