Rrallë ndodh që njerëzit të refuzojnë të shkojnë në atë që e mendojnë si “Toka e premtuar”, apo “Eldorado”. Një moment i tillë sfide i vihet përballë Tomas Mylerit pikërisht tani, pasi sulmuesi gjerman thuhet se ka marrë një ofertë trallisëse (marramendëse) nga Kina, me rrogë 25 milionë euro në sezon. Kush po pyet se ku i gjejnë kinezët këto para, pyetja më normale mbetet, nëse Myleri do ta pranojë apo jo këtë transferim?
Në moshën 29-vjeçare, ai ndoshta ka ende kohë për të pritur një “Tokë të dytë të premtuar”, gjithsesi me rrezikun që një ofertë e tillë tjetër mund të mos vijë. Sportivisht, të gjitha arsyet janë për të qendruar në Mynih. Myleri e përfundoi sezonin duke rifituar vendin e titullarit tek Bajerni i Niko Kovaçit, dhe padyshim e ka potencialin ende për të luajtur në Bundesligë. Vërtet, ai u la jashtë kombëtares nga Jogi Lëvi, por siç e pohon vetë “ndeshja nuk ka përfunduar ende”. Nuk dihet nëse 25 milionët e eurove në sezon do të mjaftojnë që Myler të shkojë në futbollin “me kohë të pjesshme” në Kinë!
Sfidanti.al