Klopi tek Liverpuli ka një problem të dyfishtë “Kutinjo 2”

Mohamed Salah dhe Sadio Mane janë dy njerëzit kryesorë të sulmit të Liverpulit, kuptohet bashkë me brazilianin Roberto Firmino, por janë pikërisht edhe më të kërkuarit jashtë klubit dhe jashtë Anglisë. Ishin dhënë lajme që më parë për interesimin e Realit për të dy yjet e të kuqve, dhe trajneri Jurgen Klop mund të gjendet në një situatë kur të përsëritet në mënyrë të dyfishtë saga “Kutinjo”, që këtë herë do të ishte një “Kutinjo 2 në katror”.

Reali dhe Juventusi, mësohet, se kanë qenë gati të ofronin shumë për Salahun, ndoshta 170 milionë euro, veçse sulmuesi egjiptian e siguroi Klopin se nuk ka ndërmend të ikë tani. Kjo gjë mund të mendohet verën e ardhshme. Nuk dihet nëse e njëjta situatë do të jetë edhe për Sadio Manenë, veçse është e qartë se trajneri gjerman do të duhet të mendojë që tani se çfarë lëvizjesh do të bëjë në 2020, që Liverpuli të mbetet skuadër konkurruese për Premier Ligën dhe Championsin.

Sfidanti.al