Konte i grabit një “kuadër” Realit të Madridit

Një ndër lëvizjet e para të Antonio Kontes, si trajner i ri i Interit, është sjellja në klubin “axur” të trajnerit të kondicionit fizik, Antonio Pintus, të cilit trajneri italian i mësipërm imbushi mendjen që të largohej nga Reali i Madridit dhe të shpëngulej në Milano.

Në fakt, kjo lëvizjesipas relacionit Real-Interhabiti shumëkënd, pasi Pintusi konsiderohej si njeri i besuar i Zinedin Zidanes dhe kuotohet lart në qarqet futbollistike të Spanjës dhe Italisë.

Sido që të jetë, Pintusi e prishi kontratën me Realin dhe u kthye në Itali, qoftë edhe për arsye familjare, sikurse tha vetë ky specialist italian në fushën e përgatitjes fizike të lojtarëve. Pintusi ka qenë pjesë e Realit edhe në kohën e Karlo Ançelotit, me të cilin, ashtu sikurse edhe me Zidanen, ka dalë kampion i Evropës.

Pintusi, në fakt, u largua njëfarë kohe nga Reali, kur nga ky i fundit u largua Zidane në qershor 2018,  por ai u kthye përsëri në janar të këtij viti, kur trajner u bë Santiago Solari.

Sfidanti.al