NBA, tifoze luksi në Toronto-Golden Stejt; Euzheni Bushard

Finalet e NBA janë një prej evenimenteve në rend të ditës në sportin botëror, është një festë e basketbollit që askush nuk dëshiron ta humbasë dhe ky është rasti i Euzheni Bushard. Tenistja kanadeze ishte tifozja VIP në ndeshjen e pestë mes Torontos dhe Golden Stejt të zhvilluar në ‘Scotiabank Arena’ në mbrëmjen e kësaj të marte.

Bushard, që në ditët e ardhshme do të udhëtojë drejt Londrës për t’u përgatitur për turneun e Uimbëlldonit, u argëtua jashtëmase gjatë momenteve të pushimit të ndeshjes duke vallëzuar në pstë, madje përqafoi edhe pronarin e skuadrës së Torontos, këngëtarin Drake.

Por për fat të keq të tenistes kanadeze, kjo festë nuk pati fund të lumtur, pasi ndeshja u fitua nga Golden Stejt që e reduktoi diferencën në serinë e sfidave në 3-2, ndërkohë që ndeshja e 6 do të luhet në mbrëmjen e së enjtes në Oakland të Kalifornisë.

sfidanti.al