Ka dicka që nuk shkon në historinë e akuzave kundër Nejmarit. Për herë të dytë një avokat vendos të heqë dorë nga mbrojtja për Nazhila Trindade Mendes de Souza, modelja që ka akuzuar sulmuesin brazilian për përdhunim në një dhomë hoteli në Paris. E reja në këtë histori është se Danilo Garsia De Andrade braktisi këtë cështje pikërisht kur në Evropë ishte mesnatë me këtë motivim: ‘Nuk dua të marr ojesë në një akt të paligjshëm për përfitime financiare-kishte deklaruar De Andrade-besoj te puna ime dhe dua ta bëj sa më mirë. ne avokatët ndonjëherë jemi në anën e viktimës e ndonjëherë thjesht në anën e klientit, por opinioni publik nuk duhet të mendojë se avokati dhe klienti janë i njëjti tip njerëzish’.
Është kjo një deklaratë që shton akoma më shumë dyshimet dhe hijet mbi këtë cështje. Teksa komunikoi heqjen dorë nha ko ceshtje De Andrade theksoi se Nazhila kishte thënë se ishte viktimë e një agresioni e jo një përdhunimi, një version që përkon me atë që kishin treguar edhe avokatët e studios ligjore Fernandes e Abreu Advogados që morën fillimisht përsipër cështjen e saj. Këtyre të fundit, modelja u kishte thënë se kishte kryer raporte intime në mënyrë konsensuale, por Nejmar në një pikë u tregua agresiv
Ndërsa në momentin e marrjes në pyetje në 7 qershor, Nazhila foli për një video 7 minutëshe të realizuar në hotel gjatë një takimi të dytë të Neymar, por tableti me të cilin ajo pretendonte se kishte bërë regjistrimin ishte vjedhur. Policia menjëherë studioi apartamentin e saj nëpërmjet specialistët shkencorë të saj duke gjetur vetëm gjurmët e Nazhilës dhe pastrueses. 26 vjecara tha se nuk e kishte denoncuar menjëherë vjedhjen e tabletin sepse nuk e kishte kuptuar që ia kishin marrë. Deri tani në internet qarkulloi një video rreth 1 minutë ku shfaqej Nazhila që gjuante Nejmarin me shuplaka. Sipas modeles në 6 minutat e tjera kishte elementë që provonin fajësinë e futbollistit.
Ditën e hënë u mor në pyetje edhe portieri i pallatit ku ka apartamentin Nazhila. Sipas ‘O Globo’ deponimi u bë pas një denoncimi të vetë portierit që u ndje i kërcënuar fizikisht nga ana e modeles dhe familjarëve të saj, madje arriti deri aty sa kërkoi edhe mbrojtjen e policisë.
Të premten e kaluar, Nazhila qëndroi 6 orë në rajonin e Policisë në Sao paulo duke pasur edhe një humbje ndjenjash në momentin që përfundoi deponimin e saj. Mësohet se ajo dha dy versione gjatë këtij deponimi; në të parin tha se kishte regjistruar takimin me Neymar, ndërsa në versionin e dytë theksoi se e kishte fikur celularin që të ‘mos kapej mat’. më pas konfirmoi atë që dihet tashmë botërisht; njohu Nejmar në rrjetet sociale , iu ofrua udhëtimi në Paris e më pas në hotel gjithcka nisi me puthje, por gjërat u komplikuan kur Nejmar i tha se nuk kishte me vete prezervativ dhe në atë pikë raporti nuk ishte konsensual me sulmuesin që u tregua më shumë agresiv.
Ndërkaq edhe Nejmar nga ana e tij ka filluar të mendojë për mbrojtjen e tij që do ta bëjë avokatja Maira Fernandes. Kjo e fundit bëri të ditur se Nejmar do të bëjë deponimin e tij në rajonin e policisë javën e ardhshme. ‘është në interesin e tij të flasë me policinë dhe të sqarojë gjithcka-tha Maira Fernandez. Mund të ndodhë që akuzat për përdhunim mund të bien dhe nëse kjo ndodh Nejmar do të duhet të përgjigjet vetëm për akuzat e krimit informatik, dmth publikimin e imazheve intime të Nazhilës në rrjetet sociale. Sipas Nejmar, përgjegjësia është e disa prej bashkëpunëtorëve të tij, por sidoqoftë, në këtë këndvështrim ka një krim që duhet ndëshkuar.
sfidanti.al