Tashmë sezoni futbollistik është mbyllur dhe pas verdikteve të dhëna dhe polemikave, është koha për pak pushim dhe kjo vlen për të gjithë protagonistët në fushën e lojës; futbollistë, staf teknik, por …edhe arbitrat. Vetëm se në rastin e atyre të Premier League këto pushime duket se po u dalin për hundësh dhe ata po mallkojnë ditën që shkelën në Indonezi.
Sipas asaj që publikohet te tabloidi ‘The Sun’, 6 arbitra të kampionatit anglez me në krye Atkinson ishin për disa ditë në ishullin Batam për t’u argëtuar, por im,azhet dhe fotot që kanë ardhur nga vendi i i Azisë juglindore, nuk janë pëlqyer aspak nga familjarët e tyre.
Në fakt arbitrat përvec David Kut që nuk është i martuar, do të duhet të japin shpjegime te bashkëshortet e tyre për këto pushime të shfrenuara. Arbitrat janë pikasur në një klub nate në shoqërinë e një sërë vajzash vendase, madje ndonjëri prej tyre është kapur në një moment shumë kompromentues dhe imazhet menjëherë filluan të qarkullojnë në rrjetet sociale.
Nëse David Kut është në rregull dhe nuk do të duhet të shpjegojë asgjë nga cfarë ka bërë gjatë këtyre pushimeve, 5 të tjerët do ta kenë shumë të vështirë që të gjejnë alibinë e duhur. Ai që duket se do të këtë problemet më të mëdha do të jetë Marriner që është kapur teksa një prej vajzave është ulur në prehërin e tij në një diskotekë në një zonë të famshme të ishullit për praninë e lokaleve me dritë të kuqe.
Shoqata e Arbitrave në Angli refuzoi të bëjë komentet në lidhje më këtë histori, ndërkohë që The Sun sjell edhe
Deklaratat e një prej dëshmitarëve okularë të asaj që u pa. ‘Ishte dicka e pështirë-tregon dëshmitari-vajzat ishin shumë të reja dhe arbitrat, të vjetër të mjaftueshëm në moshë për të qenë baballarët e tyre. Dhe duke parë mënyrën sesi pinin e kërcenin, mund të mendoje se ishin futbollistë të rinj dhe jo arbitra’
Ishte kjo një mbremje që rrezikon të ngrejë hije dyshimi për motivet e këtij udhëtimi në Indonezi të arbitrave. Atkinson organizon shpesh ture ciklistikë për bamirësi ku së bashku me miqtë e tij mbledhin të ardhura për strukturat sanitare. Edhe në këtë rast, arbitrat e bënë donacionin e tyre në një spital të Indonezisë, por këtë pjesë të udhëtimit nuk do ta kujtojë askush…
sfidanti.al