Nxitja per kete opinion erdhi nga deklarata e trajnerit italian te Under- 15 i cili paska deklaruar: “Nga 140 lojtare seleksionuam 100”. Kush ka 2 para mend dhe e njeh sadopak se si funksionojne ekipet kombetare te moshave, pra jo domosdoshmerisht te qenit nje teknik i fushes, thote me vete “Ëhat the fuck???”(E themi ne anglisht per te qene ne trendin e dalldise per te huajt, panvaresisht cilesive qe ata mbartin) Cfare do te thote ky dhe ata qe e kane sjelle me kete deklarate?? E pame shume mire se cfare seleksionimesh u zhvilluan kete vit me moshat U-17 dhe U-15. Staf i paplote, njerez jokompetente per nje proces te komplikuar dhe shume teknik si ai i seleksionimit, por pervec kesaj edhe pa integritetin e duhur per te cuar ne fund nje proces, i cili per hir te se vertetes ka shume nderhyrje nga prinder e njerez te interesuar
Lojtare te cilet u aktivizuan neper pozicione komplet te kunderta me ato qe ata natyralisht mbulojne neper klubet e tyre, thjesht sa per ta kryer si seleksionim e per te plotesuar shifrat, gjithmone aq te dashura per shefat kur vjen puna tek realizimi i planit. Aq me teper ne nje kohe qe jemi mangut me shifra shume te medha parash qe duheshin investuar ne futbollin e moshave ne keto vite por qe kane marre drejtim te paditur. I themi Italianit te U-15 se nuk presim nga ai te beje kompensimin e shifrave qe jane varfëruar ne FSHF, por presim qe te punoje per cilesine, per me te miret, per lojtaret potenciale te se ardhmes, te cilet jane pak e sakte dhe qe duhen rritur e ndjekur me kujdes ne ecurine e tyre.
Do thoni ju gjysma e se keqes, ngaqë per U-19 nuk u bene fare seleksionimet sepse nuk kemi akoma trajner, ne nje kohe qe ekipet e tjera rivale kane disa vite qe punojne me te njejtin grup lojtaresh, me te cilet do te perfaqesohen ne kete moshe. Për fat të keq, shikon një amatorizem te madh te perzier me babazinë zyrtare tipike për futbollin tone??? Si gjithmone, derisa klubet te prishin letargjinë 15 vje[are, dhe të kuptojnë se realiteti nuk është në favor të tyre dhe ata që drejtojnë i përdorin si maskë.
Sfidanti. al