Nisa nuk është vetëm Mario Baloteli. As nuk mund të jetë e tillë. Skuadra kryesuese e kampionatit francez fitoi 3-0 ndaj Tuluzës dhe u shkëput 3 pikë në majën e renditjes, duke mos e pasur në formacion sulmuesin italian. Baloteli është i dëmtuar, por sërish u shënuan shumë gola dhe autorët ishin Plea, Belhanda dhe Seri. Vendasit zgjidhën takimin deri në minutën e 23-të, dhe i dhanë fund çdo diskutimi kur kishte kaluar pak më shumë se një orë lojë.
Kjo ishte mënyra më e mirë për skuadrën që mund të quhet modeste, për të përgatitur përballjen e madhe me Paris SG, javën e ardhshme në ligën franceze. Ky duel, që do të luhet në stadiumin “Park dë Prins” të kryeqytetit të Francës, do të tregojë më shumë për kredencialet e Nisës për titullin kampion.
Tani për tani, ajo ka 3 pikë më shumë se Monako, që mundi 5-0 Bastinë, ndërsa PSG nuk është shumë i qetë. Skuadra e trajnerit Unai Emeri u mund 0-3 në fushën e Monpeljesë. Hera e fundit që Nisa e ka fituar titullin në Francë, ka qenë në vitin 1959.