Tamam para 40 vitesh, trajneri i njohur argjentinas, Luis Cezar Menoti, i dha shansin që të debutoi me bluzën e përfaqësueses argjentinase një djaloshi të talentuar që atëkohë luante me Arhentinos Huniorsat dhe që quhej Diego Armando Maradona që e shfrytëzoi maksimalisht shansin që iu dha, duke shkëlqyer në ndeshjen kundër Skocisë dhe duke shënuar edhe golin e parë me bluzën që mbante emblemën shtetërore argjentinase.
Futbollisti gjenial e mbajti veshur bluzën “gauços”, sikurse e quajnë ndryshe përfaqësuesen e Argjentinës, 17 vite, luajti me të në 91 ndeshje dhe shënoi 34 gola. Ai u bë kampion bote më 1986, luajti në katër Botërore dhe fitoi një “Top të artë”.
Sfidanti.al