Nejmari aktor i mbaruar  apo ..në situatë psikike të vështirë?

Të paktën kështu thotë presidenti i federatës braziliane të futbollit, Rozherio Kaboklo, sipas të cilit, duke qenë në këtë gjendje, vështirë se Nejmari do të mund të luajë në Kopën Amerika që do të fillojë së shpejti (14 qershor – 7 korrik 2019) në Brazil.

Në fakt, ylli kryesor i “seleçaos” po përgatitet në përbërje të përfaqësueses braziliane për kupën e lartëpërmendur, por ai ndodhet përballë një presioni psikik, për shkak të akuzës për përdhunim që ka bërë kundër Nejmarit një vajzë parisiene.

Sfidanti.al