Klubi vendosi ta shkarkonte, sepse ishte i pakënaqur me të. Trajneri gjerman Markus Kai u “përndoq” nga klubi i kategorisë së pestë, pasi presidenti deklaroi se ai dhe ndihmësit e tij, rrinin gjatë gjithë kohës nëpër ndeshje, të ulur në stolin e tyre, pa lëvizur, a thua se ishin peshkatarë. “Unë doja t’u dhuroja një komplet peshkimi”, – ishin fjalët e presidentit Ditrih Hulseman, ndërsa mori vendimin 3 javë para fundit të kampionatit, ndërsa skuadra u rrëzua nga kategoria.
Kai nuk i harroi fjalët e Hulsemanit, dhe reagoi në mënyrën e tij, bashkë me stafin, në ndeshjen e fundit në detyrë. Ai zgjodhi të ulej në karrige, i veshur me komplet peshkimi, e duke pasur edhe kallamat me grepin. “Fjalët e presidentit ishin bërë anekdotë në ekip, – tha Kai pas ndeshjes së fundit, humbur 1-5 në shtëpi, – unë protestova sipas mënyrës sime ndaj këtij shkarkimi të padrejtë”. “Gjëja më e rëndë ishte se prej 3 javësh, presidenti nuk kishte folur me mua, – vazhdoi ai, – por gjithçka ishte bërë nëpërmjet Uotsapit (WhatsApp)”.
Sfidanti.al