Paditësja e Nejmar, e dënuar për borxhe, një ditë para denoncimit

Historia e përdhunimit të supozuar të Nejmar tashmë po bën xhiron e botës. Cdo ditë del nga një detaj i ri në lidhje me këtë ngjarje me Nejmar që mohoi cdo akuzë dhe për t’u mbrojtur publikoi mesazhet e komunikimit me paditësen dhe fotot intime të saj.

Deri tani emri i viktimës së supozuar nuk ishte bërë i ditur, por edhe ai u zbulua, bëhet fjalë për Nazhila Trindade 26 vjec. Detaji i radhës i zbuluar në lidhje me Nazhila Trindade ka të bëjë me borxhet e akumuluara prej saj. Mësohet se në 30 maj ajo u dënua me një gjobë prej 26712 reales ose 6923 Dollarë për vonesë në pagesën e qerasë së apartamentit të saj dhe si për ironi, vendimi u dha pikërisht 1 ditë përpara se ajo të denonconte Nejmarin për përdhunim.

Por ky nuk është i vetmi borxh që ka modelja në bilancin e saj. Shkolla Panamerikane e Arteve ka hapur një proces ndaj saj për një borxh prej 4160 reales ose 1078 Dollarë, një proces që është ende duke u zhvilluar. Trindade kishte dërguar në policinë e Sao Paulos imazhe dhe dokumenta në cilësinë e provës së akuzave të saj. Sipas UOL Esporte, personart që patën akses në këto imazhe theksojnë se futbollisti po sillej në mënyrë agresive përpara aktit të dyshuar të përdhunimit.

sfidanti.al