Sebastian Fetel nuk mendon aspak tërheqjen nga garat në fund të vitit 2019. Vetë piloti gjerman i ka qartësuar zërat që u shfaqën gjatë fundjavës së Cmimit të Madh të Monakos në Botërorin e Formula 1.
‘Nuk kam ndërmend të ndalem-tha 4 herë kampioni i botës në një intervistë për ‘Auto Bild’-po argëtohem ende në Formula 1 dhe kam ende dicka për të bërë me Ferrarin. Makina jonë është e mira, por po mësojmë ende që ta njohim atë’
Në 6 garat e para të këtij sezoni Ferrari është shfaqur në vështirësi të mëdha dhe gjendja në klasifikim si për pilotë ashtu edhe për konstruktorë është e komplikuar. Megjithatë Fetel e tha qartë se nuk ka ndërmend të lërë Formula 1 dhe se ai vazhdon të besojë te Kokëkuqja italiane.
‘Këtë vit po hasim në vështirësi në gjetjen e feelingut të duhur me gomat, ndërkohë që rivalët tanë ia kanë dalë mbanë. Po mësojmë ditë pas dite dhe kjo duhet të na ndihmojë për projektin e vitit 2020-përfundoi piloti i Ferrarit, Sebastian Fetel
sfidanti.al