Trukimi i ndeshjeve; hije manipulimi mbi Vajadolid-Valencia

Një javë pas arrestimeve të para, dalin detaje të reja për skandalin e trukimit të ndeshjeve që ka përfshirë Spanjën. E përditshmja ‘El Mundo’ publikoi transkriptin e disa bisedave të përgjuara për sfidën e javës së fundit të kampionatit që sapo u mbyll mes Vajadolidit dhe Valencias e fituar nga kjo e fundit 2-0 që siguroi në këtë mënyrë edhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.

‘Ka një marrëveshje zotërinjsh, 7 futbollistë të blerë. Valencia fiton si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën duke shënuar nga një gol për cdo pjesë. E di cfarë është por askush nuk mund ta zbulojë-janë fjalët e një prej personave të përfshirë, Karlos Aranda gjatë një bisede telefonimke me një mikun e tij.

Dhe në fakt kështu ndodhi, Valencia shënoi të dy golat pikërisht duke përfituar nga gabimet në mbrojtje të lojtarëve të Vajadolidit. Mësohet se të 7 futbollistët e blerë ishin të skuadrës së Vajadolidit të cilët nëpërmjet Borha Fernandez që pas kësaj ndeshjeje la futbollit, morën paratë nga Raul Bravo ish futbollist i Realit të Madridit, veprim që u bë në shtëpinë e sulmuesit Keko

Pjesa më e madhe e përgjimeve telefonike që janë në duart e hetuesve i përkasin pikërisht Arandës, ndërkohë që Raul Bravo është treguar më i kujdesshëm e dinak pasi ka ndërruar shpesh telefon për të qenë më pak i gjurmueshëm. Ndërkaq, në pritje të procesit gjyqësor, Aranda dhe Raul Bravo u liruan pasi paguan garancinë.

sfidanti.al