Rikthehet klasikja e tenisit; Federer-Nadal në gjysmëfinale të Roland Garros

Roxher Federer-Rafael Nadal konsiderohet si ‘El Clasico’ e tenisit botëror që do të ndodhë në fushat e Roland Garros. Dy tenistët më të mirë të të gjitha kohërave do të vihen përballë njëri-tjetrit në gjysmëfinale të këtij evenimenti pas 14 vitesh. Në një ditë të mbërthyer nga paniku për shkak të motit aspak të stabilizuar, dy tenistët panë që të ndërpriten ndeshjet e tyre respektive përpara se të vulosnin gjithcka për t’u vënë përballë njëri-tjetrit për kënaqësinë edhe të miliona admiruesve të tenisit në botë.

Federer për të kaluar në raundin e parafundit fitoi derbin zviceran me Stanislav Vavrinka 3-1 për të regjistruar gjysmëfinalen e tij të tetë në turneun parizien. sfida nuk ishte aspak e lehtë për Federer që pasi fitoi setin e parë me tiebreak 7-6 humbi të tdytin 4-6 kundrejt Vavrinkës. Në setin e tretë 37 vjecarit iu desh sërish të shkojë te tiebreaku për të fituar 7-6 dhe për të marrë kryesimin në 2-1, ndërkohë që në setin e katërt, Federer fitoi një game me shërbimin e Vavrinkës për ta mbyllur atë 6-4 dhe krejt ndeshjen 3-1

Shumë më të lehtë e pati Rafael Nadal përballjen e tij me Kei Nishikori të cilin e mundi 3-0 dhe tani është vetëm një ndeshje larg finales së madhe për të tentuar titullin e tij të 12. Dy setet e parë nuk kishin histori me Nadal që i mbylli ata me të njëjtin rezultat 6-1. Në setin e tretë, spanjolli kryesoi 4-2 kur ndeshja u ndërpre për 1 orë nga frika e reshjeve ndërkohë që në Paris u shfaqën edhe vetëtimat. Me t’u kthyer në fushat e lojës, Nadal mbylli shumë shpejt praktikat e kësaj ndeshje teksa e fitoi setin e tretë 6-3 dhe krejt ndeshjen 3-0 në 1 orë e 51 minuta lojë, kohë efektive.

sfidanti.al