Inter, gjithnjë e më pranë Lukakut, arrihet akordi me belgun

Inter është gjithnjë e më pranë Romelu Lukakut, sulmuesit të Mancester Junajtid që trajneri Konte e do me cdo kusht që të zëvendësojë Mauro Ikardin në skuadrën e tij të ri. Sipas medias italiane tashmë është arritur akordi mes sulmuesit dhe Bepe Marotën me këtë të fundit që shfrytëzoi raportin preferencial me agjentin e lojtarit Federiko Pastorelo. Mësohet se Lukaku do të përfitojë te Interi një pagë prej 8 milionë Eurosh në sezon duke përfshirë edhe bonuset për të provuar një eksperiencë të re në futbollin italian ku luan edhe vëllai i tij, Xhordan

Ai që ka lënë të kuptohet se Lukaku dëshironte kalimin te Interi,ishte fakti që ai nëpërmjet një chati me agjentin e tij, ndoqi ndeshjen e fundit të zikaltërve të Serisë A ndaj Empolit duke mbështetur pikërisht atë që me shumë mundësi do të jetë skuadra e tij e re. por jo vetëm kaq, Lukaku është në komunikim të vazhdueshëm me mikun dhe ish shokun e tij të skuadrës kombëtare belge, Raxha Naingolan dhe kjo e përforcon akoma më shumë teorinë e kalimit të tij te Interi

Tani ajo që duhet të bëjë Interi është të gjejë një marrëveshje me Mancester Junajtid me Djajtë e Kuq që kërkojnë 70 milionë Euro për kartonin e sulmuesit. Por anglezët duket se nuk janë më të interesuar që në këto tratativa të përfshihet edhe Perishic, gjë që kërkohet nga Interi për të ulur sadopak vlerën e kartonit të Lukakut.

Kështu që në këtë pikë, zikaltërve u duhet që të gjejnë sa më shpejt një skuadër për Ikardin që në këtë moment me Vanda Narën po kërcënon me qëndrim të tij te Interi deri në përfundim të kontratës, një arsye kjo më shumë për të cilën po merr gjithnjë e më shumë forcë hipoteza e kalimit te Juventus për t’u shkëmbyer me Dibalën. Një lëvizje e tillë do të zgjidhte jo pak probleme të të dy klubeve

Por Lukaku nuk është i vetmi lojtar që është vënë në axhendën e Kontes dhe drejtuesve të klubit. Në ditët në vazhdim, Interi do të punojë për të bindur Kaljarin dhe Romën që të lejojnë transferimin e Barelës dhe Xhekos në drejtim të Milanos.

sfidanti.al