Finalja e Europa League ka bërë që shumë futbollistë të gdhendin fort emrat e tyre; Ceh për sfidën e tij të fundit si futbollist profesionist, Hazard dhe Sarri pasi mund të kenë qenë në ndeshjen e tyre të fundit me Celsin si dhe Pedro Rodrigez.
Sulmuesi spanjoll arriti të shënojë sërish në një finale duke pasuruar statistikat e tij fantastike në këtë aspekt. Pedro që deri tani ka zhvilluar 24 finale në karrierën e tij, ka shënuar në 8 prej tyre, në 7 nga të cilat me fanelën e Barcelonës.
Me Celsin ai luajti finalen e tij të pestë duke gjetur më në fund golin e tij të parë. Shifrat bëhen akoma më interesante po të shtosh finalet në kompeticionet ndërkombëtare. Pedro Rodriguez ka zhvilluar 9 takime të tilla duke shënuar në 5. për më tepër është futbollisti i parë që ka shënuar në tre kompeticionet evropiane; Champions League, Europa League dhe Superkupë Evropiane.
Por jo vetëm kaq, Pedro Rodriguez me triumfin e së mërkurës bëhet i pari dhe i vetmi futbollist që i ka fituar të gjithë trofetë; 3 Liga Kampionesh; 3 Superkupa Evropiane, 2 Botërorë Klubesh, 5 Liga Spanjolle, 3 Kupa Mbreti dhe 4 Superkupa të Spanjës me fanelën e Barcelonës; një titull në Premier League, 1 Kupë të Anglisë dhe Europa League, ndërsa me përfaqësuesen spanjolle ai arriti të fitojë Botërorin në 2010 dhe Evropianin e 2012.
sfidanti.al