A e dëgjuam mirë çfarë tha Ramosi? Përse përgënjeshtron presidentin?!

Ku shkuan lajmet e bujshme për krizën brenda shtëpisë tek Reali? Gazetat “u çanë” duke shkruar se Sergio Ramos ia bëri gjakun ujë trajnerin Zidan dhe presidentit Perez, me vullnetin për t’u larguar nga “Bernabeu”, kur tani vetë kapiteni përmbys gjithçka. “Dua ta bëj të qartë që unë do të qendroj, – tha ai, – për Realin jam gati të luaj edhe falas. Jam madridist”!

Më tej, qendërmbrojtësi shtoi se “ka pasur shumë spekullime për të ardhmen time, veçse unë dua të them se dua ta mbyll karrierën këtu, kur të largohem, dua që të iki nga dera kryesore, si fitues”. Ramosi siguroi se “marrëdhënia ime me presidentin Perez është si djali me babain, por ndodh që djali me babain të mos merren vesh”. Vetë Perez u shpreh në një intervistë se Ramosi dhe agjenti i tij i kërkuan takim, dhe e informuan se kanë një ofertë të madhe nga Kina.

Sfidanti.al