Finala e Ligës së Evropës – para tribunave gjysmë të zbrazura!

UEFA vendosi që finalja e  Ligës së Evropës (LE) të luhej në  stadiumin olimpik në Baku të Azerbajxhanit, por ky vendim ka ndeshur në kritika të forta nga ana e opinionit publik sportiv.

Në ndeshjen finale të LE-së në Baku, me 29 maj, do të luajnë Çelsi dhe Arsenali, por ka mundësi që tribunat e stadiumit të jenë gjysmë të zbrazura.

Tifozët e të dy klubeve angleze e kanë shprehur prej kohësh pakënaqësinë e tyre që finalja e LE-së të zhvillohej aq larg në Azi, për më tepër që atyre iu dhanë gjithsej nga 6000 bileta, por tani spekulohet se një numër i madh i këtyre biletave do t’i kthehen UEFA-s.

Arsenali, katër ditë para ndeshjes, ka shitur 3500 bileta, ndërsa Çelsi vetëm 2000 bileta.

Sfidanti.al