Tirana lë Lacin jashtë Evrope, por ende nuk e ka siguruar qëndrimin në Superiore, fiton edhe Kastrioti

Tirana mori 3 pikë shumë të cmuara përsa i përket objektivit të mbijetesës që ende nuk e ka siguruar matematikisht. skuadra e drejtuar nga Ardian Mema i dha një leksion të mirë Lacit teksa e mundi me rezultatin 3-1 me kurbinasit që mbetën përfundimisht jashtë zonës evropiane. Ishte një sfidë që regjistroi edhe 3 penallti të humbura, 2 nga Tirana e 1 nga Laci, përvec golave të shënuar. Tirana mori avantazhin shumë shpejt me Grecën që u shëbye nga Kobina i cili pak caste më vonë korrigjoi gabimin e tij nga pika e bardhë teksa shënoi golin e dytë për bardheblutë. Në pjesën e dytë, Shtubina shleu gabimin e tij te penalltia që mund të kishte barazuar rezultatin dhe shkurtoi diferencën në 2-1, por Tirana kishte ende për të thënë dhe shënoi edhe golin e tretë me Edon hasanin që fiksoi përfundimisht shifrat në 3-1.

Java e 36 që ul edhe siparin e këtij sezoni do të ndajë përfundimsht gjërat përsa i përket cëshjtes së mbijetesës mes Tiranës dhe Kastriotit që vazhdojnë të jenë 2 pikë larg njera-tjetrës, kjo sepse edhe Kastrioti e fitoi ndeshjen e tij ndaj Teutës që është në garë për një vend në zonën evropiane. 2-1 ishte rezultati i ndeshjes së luajtur në Fushë Krujë për Kastriotin, ndërkohë që edhe Skënderbeu fitoi ndaj Luftëtarit me rezultatin 2-0 ndërkohë që është në pritje të vendimit nga CAS për të mësuar për fatin e tij përsa i përket pjesëmarrjes në evenimentet evropiane.

Ndërsa në ‘Selman Stërmasi’, Partizani që ishte në pritje të nisjes së festimeve të titullit kampion nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Kukësin. Verilindorët morën avantazhin me Rexhinaldon, ndërkohë që të Kuqtë u përgjigjën me golin e Cinarit të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes.

sfidanti.al