Gjatë javës së kaluar disa mediume të njohur evropianë njoftuan se ishte arritur marrëveshje mes Realit të Madridit dhe Aintrahtit të frankfurtit për transferimin në klubin “mbretëror” të futbollistit serb, Luka Joviç.
Gazeta “AS” shkruante se transferimi ishte realizuar dhe shuma që do t’i paguajë Reali klubit gjerman të mësipërm, është 60 milionë euro, 48 milionë nga të cilat do të përfundonin në arkën e Aintrahtit, kurse 12 milionë euro te Benfika, nga e cila erdhi Joviçi në Frankfurt.
Sidoqoftë, drejtori sportiv i Aintrahtit, Fredi Bobiç, tha dje se deri tani nuk ka asnjë marrëveshje me Realin e Madridit.
“Deri tani, nuk ka asnjë marrëveshje mes dy klubeve, por ndërkohëështë e vertetë se po zhvillohen bisedime, pasi disa klube janë të interesuar për shërbimet e Lukës”, tha Bobiçi, duke lënë të nënkuptohet se klubi gjerman do që të nxjerrë sa më sumë para nga kjo shitje. Sidoqoftë, vetë Joviçi ka dëshirë të shpërngulet në “Santiago Bernabe”.
Sfidanti.al