Ish-pjesëtari i përfaqësueses serbe të të rinjve, ndërkohë edhe kapiten i saj, Arton Zekaj, i “dribloi” “shqiponjat” serbe, duke zgjedhur që të luajë për përfaqësuesen e Kosovës, të cilën Serbia nuk e njeh si shtet.
Zekaj, në fakt, ka lindur në Suboticë (Vojvodinë) dhe ka luajtur me të gjithë ekipet përfaqësuese serbe të moshave, ndërsa ka luajtur edhe me Partizanin e Beogradit para se të transferohej te Lili francez.
Vitin e kaluar u publikua lajmi se Kosova po e “gjuan” këtë qendërmbrojtes të talentuar dhe se ai i kishte vënë kusht Serbisë se, nëse ai nuk ftohej që të luante në përfaqësuesen serbe, atëherëai do të shkonte të luante për Kosovën, por më vonëpër këtë temë nuk u fol më, pasi edhe vetë futbollisti i ri me origjinë shqiptare nuk e përmendi më Kosovën, deri sa ditët e fundit ai u prononcua përsëri, pasi në median serbe doli se ai po kërcënonte dhe po i vinte kushte përfaqësueses serbe.
“Kush jam që të kërcënoj?”, deklaroi Zekaj, ndërkohë që tani, mbas një viti, ai u pronocua përsëri për këtë çështje, duke vënë në dukje se ai do të luajë për atë vend që “e do atë më shumë”, se tani ai e ka zgjedhur vendin, për të cilin do të luajë, dhe do të shkojë në Prishtinë, ndërkohë që federata e futbollit të Kosovës e ka paralajmëruar Arton Zekajn si një përforcim të madh.
Sfidanti.al