Lionel Messi ka vendosur të ndërmarrë një tjetër aventurë në biznes dhe këtë radhë imazhi i tij do të lidhet me botën e modës. Futbollisti argjentinas vendosi që t’i delegojë motrës së tij, Maria Sol përgjegjësinë për krijimin e një koleksioni ekskluziv veshjesh.
Bëhet fjalë për veshje të një cilësie të lartë dhe për këtë Leo Messi Management është bashkuar në këtë projekt me motrën e stilistit të njohur Tomi Hilfiger dhe MGO. Linja e re e koleksionit të veshjeve do të prezantohet në mesin e muajit korrik dhe të gjitha do të shfaqen në internet në dyqanin online të quajtur ‘The Messi Store’
sfidanti.al