Napoli edhe këtë vit nuk mundi dot të thyejë hegjemoninë e Juventusit dhe sërish u detyrua të kënaqet me vendin e dytë edhe pse në pankinë ka një emër si Karlo Anceloti. Ky i fundit duket që jo vetëm nuk e rrezikon postin e tij pas këtij sezoni pa trofe, por duket se do të vijojë aventurën e tij në pankinën e napoletanëve edhe pse kontrata e tij skadon në 30 qershor
Vetë Anceloti ka konfirmuar dëshirën e tij për të qëndruar te Napoli, ndërkohë që orët e fundit kanë filluar të qarkullojnë zëra se Juventus po kërkon që ta kontaktojë
‘Nuk do të shkoj asgjëkundi. Nuk ka asnjë problem. Kam një klauzolë që do të hyjë në fuqi në 30 maj dhe unë po ia kaloj shumë mirë këtu. Shpresoj që Napoli të aktivizojë klauzolën e rinovimi të kontrartës-tha Anceloti që është takuar me drejtuesit e klubit italian për të diskutuar në lidhje me këtë cështje.
sfidanti.al