Megjithëse 40 vjeç, Pizaro do të luajë edhe sezonin e ardhshëm

Sulmuesi peruvian me shumë përvojë, Klaudio Pizaro, vendosi që të vazhdojë të luajë edhe sezonin e ardhshëm me Verder Bremenin. Ai në tetor do të mbushë 41 vjeç, por është gati që të vazhdojë të luajë edhe më tej, ndërkohë që klubi i Bremenit njoftoi se Pizaro do të jetë pjesë e ekipit edhe sezonin e ardhshëm.

Ky futbollist peruvian ka luajtur me Verderin gjatë viteve 2008-2012, po ashtu edhe më 2015-2017, ndërkohë që mandatin e tretë me këtë klub të Bremenit ai e nisi në fillim të këtij sezoni. Megjithëse sukseset më të mëdha ai i ka arritur, duke luajtur me Bajernin e Mynihut, megjithatë Pizaro konsiderohet si një nga legjendat më të mëdha të Verder Bremenit.

Sfidanti.al