Pasi Xavi Hernandez deklaroi tërheqjen nga futbolli i luajtur për të nisur karrierën e trajnerit, shumë tifozë të Barcelonës krijuan iluzionin e rikthimit të legjendës blaugrana në shtëpinë e tij. megjithatë për 39 vjecarin nuk është momenti për të qenë në stolin e një klubi si Barcelona duke qenë se nuk ka eksperiencë në këtë fushë
‘Ideja ime është që të nis punën si trajner në Katar, pasi këtu nuk ka shumë presion për të provuar veten dhe për të fituar eksperiencë-tha Xavi-objektivi është që të kthehem në Evropë, kryesisht te Barcelona’
I konsideruar si një prej mesfushorëve më të mirë në histori, Xavi ka fituar shumë trofe në karrierën e tij si futbollist, dhe 39 vjecari pranoi se kur ishte fëmijë nuk e kishte menduar kurrë se do të fitonte kaq shumë si me Barcelonën, ashtu edhe me përfaqësuesen spanjolle dhe shtoi se nuk do të harrojë kurrë mirënjohjen personale dhe profesionale të njerëzve kundrejt tij.
Xavi deklaroi se dy trajnerët që kanë lënë më shumë gjurmë në karrierën e tij kanë qenë Luis Aragones te Spanja dhe Pep Guardiola te Barcelona. 39 vjecari katalanas nuk ngurroi që të deklarojë gjithashtu se Guardiola është trajneri më i mirë në botë.
sfidanti.al