Dy ditë pas fitimit të titullit në Premier League, mancester Siti kthehet të pushtojë median sportive për shkak të problemeve për mos respektim të rregullit të Fair Play Financiar. Mësohet se skuadra e Guardiolës rrezikon seriozisht të përjashtohet nga Liga e Kampioneve për shkak të parregullsive financiare të kryera në vitin 2014.
Dyshohet se Mancester Siti ka rritur në mënyrë artificiale të ardhurat nga sponsorizimi me 68 milionë Paund, para që i siguroi nga kompanitë që janë në parajsta fiskale si Ishujt Kajman dhe që i regjistroi si sponsorizim në mënyrë për të kamufluar humbjet në bilancin financiar të tij.
Mësohet gjithashtu se kërkesa për përjashtimin e Mancester Sitit është bërë tashmë, ndërsa ‘New York Times’ thekson se faktet e zbuluara janë shumë të rënda dhe se dënimin me bllokim të një sesioni të merkatos për Citizens nuk është i mjaftueshëm.
Ndërkaq, ka ardhur edhe reagimi i kampionëve të Anglisë ndaj këtij lajmi teksa në një komunikatë për shtyp mohuan akuzat dhe theksuan se ka njerëz që duan të dëmtojnë klubin dhe se ata po bashkëpunojnë me mirëbesim në hetimet që po kryhen duke shtuar se nuk kanë ndërmend të japin komente të tjera në lidhje me këtë histori.
sfidanti.al