E marta e trishtuar e Romës; largohet Daniele De Rosi

Roma humbet një tjetër simbol të saj, Daniele De Rosi. tashmë 36 vjecar mesfushori italian që për shumë vite ishte kapiteni i së ardhmes për verdhekuq pas Francesko Totit vendosi të lërë skuadrën romane në fund të sezonit ku është rritur dhe formuar si futbollist, por jo këtë disiplinë sportive.

Roma konfirmoi gjithcka nëpërmjet një komunikate për shtyp të publikuar në faqen e saj zyrtare, ndërkohë që në rrjetet sociale postoi një video dedikuar kapitenit De Rossi që ka zhvilluar 615 ndeshje me këtë skuadët duke shënuar 63 gola, për t’u bërë futbollisti i dytë pas të përjetshmit Totti për numirn e ndeshjeve të luajtura me fanelën e Romës.
Më pas Daniele De Rossi i shfaq në një konferencë për shtyp ku shpjegoi edhe arsyet e këtij largimi nga verdhekuqtë që mesa duket ishte mungesa e rinovimit të kontratës së tij.

‘Vetëm dje më komunikuan mos rinovimin e kontratës, por unë e kisha kuptuar-tha De Rossi-nuk jam budalla. Jam 36 vjec dhe e di si shkojnë gjërat kur shikon që në 10 muaj askush nuk të merr në telefon. E ndjej veten ende futbollist dhe dua të luaj ende, por nuk e di akoma se ku do të ndodhë’.

sfidanti.al