Vladimir Putin dihet se është një admirues i flaktë i hokejit mbi akull dhe sa herë vesh patinat për të luajtur ndeshje të këtij sporti, i merr gjithnjë seriozisht gjërat. Presidenti rus e tregoi këtë edhe ndaj ish lojtarëve të National Hockey League gjatë një ndeshjeje-event në Bolshoy Ice Dome në Soçi.
Putin kishte veshur fanelën me numrin 11 dhe ishte pjesë e skuadrës së ‘Legjendave’ dhe në pistë u shfaq një ‘vrasës’ i vërtete teksa shënoi 8 gola, por më pas u bë protagonist edhe i një episodi vërtet për të qeshur. Putin, gjatë kryerjes së xhiros së nderit duke përshëndetur publikun, ra me fytyrë mbi akull pasi u pengua në një tapet. Një ‘fluturim’ ky që shumë shpejt bëri xhiron e botës nëpërmjet rrjeteve sociale ku nuk munguan batutat.
Nuk është hera e parë që Vladimir Putin bëhet protagonist i një rrëzimi në akull. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në 2006 dhe si për ironi ndodhi në të njëjtin manifestim sportiv.
sfidanti.al