Çelsi çmendet përfundimisht, 120 milionë euro për dy lojtarë!

Antonio Konte më në fund ka në dorë shumë para. Trajneri italian i Çelsit ia ka vënë syrin edhe mbrojtësit të Napolit, Kulibali, përveç talentit të Milanit, Romanjoli. Mediat bëjnë me dijë se për senegalezin e “San Paolos”, Konte është gati të japë 60 milionë euro, dhe do të presë vetëm derisa të vijë vera. Tabloidët britanikë shkruajnë se Çelsi do të bëjë çmos për ta marrë afrikanin, por në janar duket e pamundur, ndërsa Kulibali do të luajë në Kupën e Afrikës. Po 60 milionë është shifra e destinuar për Romanjolin, pasi oferta e parë në verën e kaluar u hodh poshtë nga Milani.