Guardiola i bie drejt : E di që doni Liverpulin kampion, por…

Pasi fitoi 1-0 kundër Lester Sitit, Mançester Siti pothuajse e ka siguruar titullin e kampionit të Premier Ligës në Angli, ndërkohë që ka një pikë më shumë se Liverpuli i vendit të dytë dhe ndeshjen e fundit Siti e ka me ekipin modest të Brajtonit, megjithëse në fushën e këtij të fundit.
Mbas ndeshjes, trajneri i Sitit, Pep Guardiola, deklaroi se ai është i ndërgjegjëshëm se shumëkush do që kampion të dalë Liverpuli.
“Unë e di se të gjithë duan që kampion të dalë Liverpuli, por mua më vjen keq, sepse gjithçka është në duart tona. Liverpuli në ndeshjen e fundit mund të luajë pa qenë nën presion, duke qenë se nuk është ai që vendos për fatin e vet”, deklaroi Guardiole, duke shtuar:
“Në fakt, ndeshja në Brajton do të jetë shumë e vështirë për neve, se ai ka një ekip të mirë, por ne nuk kemi ndërmend të heqim dorë tani, kur ne nuk hoqëm dorë atëkohë, kur ishim shtatë pikë mbrapa Liverpulit”.
Siti ka tani rastin që ta mbrojë titullin e kampionit të Premier Ligës dhe ta fitojë atë për të gjashtën herë në historinë e vet. Ndeshja e raundit të fundite Premier Ligës mes Brajtonit dhe Mançester Sitit do të luhet të dielën e ardhshme në orën 16:00.
Sfidanti.