Juventus, Inter, Roma, kjo “piramida” Antonio Kontes!

Të paktën, është treguar i drejtpërdrejtë. Antonio Konte e kishte lënë të nënkuptohej në një intervistë për “La Gazeta delo Sportin”, se zgjedhja e tij e parë do të ishte gjithnjë Juventusi. Ky qendrim ka bërë që e ardhmja e ish-trajnerit të Italisë të jetë e njëjtë me “teorinë e dominove”, pra nëse rrëzohet një gur, rrëzohen të gjithë.

Nëse Juventusi largon Alegrin, Konte shkon në Torino, dhe Interi me Romën mbeten pa gjë. Nëse Andrea Anjeli e mban trajnerin, atëherë Konten e merr Interi dhe Roma mbetet me gisht në gojë. Nëse Interi mban Spaletin dhe Juvja, Alegrin, atëherë Konte mund të shkojë tek Roma. Kjo është hierarkia për Konten dhe për këtë “telenovelë” të re të verës, ende pa ardhur vera.

Ish-mesfushori juventin do të zgjidhte Juven si skuadrën më të fortë në Itali, që i jep më shumë garanci për trofe, po ashtu edhe sepse ka luajtur aty, ka qenë edhe trajner, pra ka lidhje më të veçantë sesa me klubet e tjerë. Mbetet të shihet nëse Andrea Anjeli e ka harruar konfliktin e vjetër, që patën kur Konte u largua.

Sfidanti.al