Premier League konfirmohet kampione në financa, 5.4 mld Euro të ardhura

Premier League vazhdon të luajë një kampionat të gjithin të saj, atë të financave. Të dhënat e regjistruara në sezonin 2017/18 e vërtetojnë më së miri këtë; 20 klubet angleze kanë siguruar të ardhura prej 5.4 miliradë Eurosh, shifra këto që kanë dalë nga një studim i Deloitte të cilat u përdorën nga e përditshmja italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’ për të bërë një krahasim me të ardhurat e përfituara nga Serie A dhe diferencat janë shumë të mëdha.
Ky rekord të ardhurash i siguruar nga Premier League, pjesërisht është si pasojë e paraqitjeve të shkëlqyera të 5 skuadrave angleze në Ligën e Kampioneve sezonin e kaluar duke siguruar shpërblime të majme nga UEFA. Por në këtë bilanc shënohen rritje edhe në zëra të tjerë; të adhurat nga stadiumi u rritën me 8%, ato nga të drejtat komerciale me 12%.

Formati i Premier League tashmë është i konsoliduar dhe i suksesshëm dhe një shembull që e vërteton këtë është fakti që Tottenham sezonin e kaluar siguroi nivel të ardhurash prej 430 milionë Eurosh, 19 milionë Euro më shumë se Juventus që është lider në Itali dhe parashikohet që kjo shifër të rritet akoma më shumë për londinezët pas përurimit të stadiumit të ri

E gjithë kjo mund të përkthehet edhe me një superfuqi në shpenzime. Klubet e Premier Leagues kanë shpenzuar 3.3 milionë Euro për paga, shifër kjo 2 herë më e lartë se ajo e Serisë A, 1.5 miliardë Euro. Ajo që të bën përshtypje është se skuadrat angleze vazhdojnë të arkëtojnë pa pasur nevojën e plusvalencave të lojtarëve që është sa 50% e atyre të regjistruara nga Serie A, 340 milionë kiundrejt 730 milionë Euro.

Përsa i përket rezultatit financiar në bilanc para tatimit, Premier League ka një fitim 450 milionë, ndërsa Serie A rezulton me një humbje prej 88 milionë Euro.

Forca ekonomike e Premier League është shumë larg edhe kundrejt kampionateve të një niveli të tillë si La Liga apo Bundesliga si për të konfirmuar atë që është vënë re prej kohës; futbolli nuk është vetëm lojë, por është edhe biznes.

sfidanti.al