Një klub i madh futbolli u habit pa masë nga “ankandi” i UEFA-s për të zgjedhur lojtarin më të mirë të javës në Champions, pas gjysmëfinaleve të para. Ky klub ishte Barcelona, e cila reagoi menjëherë kur UEFA lajmëroi se tifozët do të votonin De Jongun, De Bekun, Mesin dhe Suarezin për çmimin javor. “Jepi Champions Ligë! A e keni seriozisht?” ishte reagimi i katalanasve në faqen e tyre në Tuiter.
Më në fund, UEFA (nëpërmjet tifozëve, besohet) zgjodhi Lionel Mesin si fitues të çmimit, ndjekur nga dyshja e Ajaksit, De Jong e De Bek. Luis Suarez nuk u bë dot pjesë e treshes, edhe pse shënoi golin e parë ndaj Liverpulit. Pas këtij rezultati, Barça bëri ironi në rrjetet sociale, duke u shprehur “të lumtë UEFA, zgjodhe me zgjuarsi”.
Sfidanti.al