“Mexhik Xhonsoni” ballkanas, Jokiç, vendimtar për Denverin ndaj Portlendit!

Jo gjithmonë fillestarët janë të dënuar që të humbasin. Denver Nagets, një lavdi e harruar e basketbollit amerikan, ua rikujtoi të gjithëve këtë, pasi suksesit ndaj Portlendit në duelin e parë të turit të dytë të plej ofit. Ekipi nga Kolorado u kualifikua për herë të parë pas shumë vitesh në gjysmëfinalen e Konferencës Perëndimore, por përballoi mungesën e përvojës duke kaluar me sukses një rival të fortë e mjaft të përgatitur.

Shifrat në Arenën e Denverit ishin 121-113, me vendasit që patën durim në një duel tepër të vështirë. Ashtu si në sfidën Golden Stejt-Hjuston, edhe këtu pati dy yje që rivalizuan njëri-tjetrin. Me më shumë fat, ai i vendasve, Nikola Jokiç, që shënoi 37 pikë, kapi 9 topa në tabela, shërbeu 6 pasime për kosh, vodhi 3 topa e bllokoi dy gjuajtje. Lojtari qendër nga Serbia doli i kënaqur nga parketi, pasi skuadra e tij fitoi.

Damien Lilard i Portlendit nuk mbeti më prapa, pavarësisht se humbi. Ai ai ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes me 39 pikë, kapi 3 topa në tabela dhe shërbeu 6 asistë. Siç ndodh thuajse gjithnjë, fituese doli ajo skuadër që pati më shumë lojtarë në nivel të lartë. Millsap, Harris, Marrej, Bizli apo Barton ndihmuan Jokiçin dhe Denveri ia doli. Portlendi mbajti ndeshjen në ekuilibër deri në pushim, dhe u ndodh vetëm 5 pikë larg në pjesën e katërt, por nuk pati energji për të fituar. Ndeshja e dytë do të luhet duke u gdhirë e enjtja, sërish në Denver.

Sfidanti.al