Nuk ka stadiumi “Selman Stërmasi”, por kanë lokalet gjeneratorë

Një foto kuptimplote:  në shkallët e stadiumit një “zjarr partizan” për të sfiduar errësirën.Cili e ka fajin për verbimin e 9000 spektatorëve në  ndeshjen Derbi?  Dikush thotë se e ka fajin OSHEE-ja që komandon energjinë, dikush thotë se  fatura e errësirës në derbi i takon klubit Tirana si organizatore e  ndeshjes. Më e bukura është se askush nuk ngarkon me përgjegjësi FSHF-në, ajo që duhet të kontrollojë sigurinë e stadiumeve të saj, ku besojnë kokën jo pak por 9000 vetë. Dhe ky stadium duket si prone e zyrtareve, po të gjurmosh me kujdes prepotencën e tyre në caktimin e ndeshjeve.  Ngjarja që ndodhi në “Selman Stërmasi”, edhe pse copëza e dytë e ndeshjes do të vijojë sot, ka lënë një shije të keqe, mosbesimi  dhe mungese kampione respekti, sidomos kur kujton se edhe lokalet më modestë në Tiranë kanë gjeneratorë, kurse stadium i vetëm në kryeqytet ndodhet i çarmatosur nga emergjenca për drita , në mëshirë të fatit apo të trilleve me OSHEE-në.

9000 vetë prenë biletën për të parë spektaklin e premtuar në fushë, dhe as nuk u shkonte në mendje se ajo që do të përjetonin “apokalipsin’ në emër të futbollit, do të ishte dramë nga e kaluara, e paparë dhe e padëgjuar. Të atij futbolli, që disa muaj më parë, nga Franca, “prodhonte” drita për gjithë vendin dhe tani i dorëzohet qiririt dhe dritës së celularëve,tamam  në ndeshjen, ku përralla zbukurohet aq shumë, sa edhe  qëllon të fiken.. dritat.

Sfidanti.al