Nejmar në Torino, por tifozët e Juventusit ëndërrojnë më kot

Nejmar mbërriti këtë të enjte në Torino dhe kaq ka mjaftuar që tifozët e Juventusit të shfrenojnë fantazinë e tyre dhe të ëndërrojnë brazilianin me fanelën bardhezi. Një ëndërr që drejtuesit e Juventusit e ndërprenë pa marrë mirë krahë duke qenë se 27 vjecari ka një kontratë me Paris Sën Zhermenin me pagë pre 37 milionë Euro në sezon.

Po cila është arsyeja e kësaj vizite të Nejmar në kryeqendrën e rajonit të Piemontes në veri të Italisë? Në fakt nuk ka një përgjigje të saktë për këtë pyetje, por flitet se Nejmar i bëri një vizitë mikut te tij Daglas Kosta, ndërkohë që edhe marketingu ka një rol në këtë oikë duke qenë se ai është në bashkëpunim me Diesel që do të hedhë në treg në Milano parfumin e ri. Impenjimet e Nejmar në Itali nuk mbyllen këtu, me brazilianin që do të jetë në një etapë të turneut të Futsal që mban emrin e tij.

sfidanti.al