Familja Sala nuk po gjen paqe për vitin 2019. Tre muaj pas vdekjes së sulmuesit /Emiliano që u bë viktimë e një aksidenti tragjik teksa po udhëtonte drejt Kardifit për t’u bashkuar me skuadrën e tij të re, ndërroi jetë edhe babai i tij Horasio për shkak të një ataku kardiak.
Ishte politikani vendas, Hulio Muler, kryetari i bashkisë së Progresos që dha lajmin e hidhur.
‘Mjekët nuk mundën të bënin dot asgjë për ta shpëtuar, kur shkova te shtëpia e tij ai kishte vdekur-tha Muler-ajo cfarë ndodhi me Emilianon ishte dicka që nuk do të mund të kalohej kurrë. Kur u gjet trupi i tij u mendua se rrethi u mbyll. Por e marr me mend që për ta ishte shumë e vështirë që të jetonin me lajmet që dilnin cdo ditë për pilotin apo për Kardifin që refuzon të paguajë për të’
sfidanti.al