Humbja poshtëruese 4-0 ndaj Evertonit në fundjave mund të ketë dhënë goditjen përfundimtare për disa futbollistë të Mancester Junajtid që mund të largohen nga Djajtë e Kuq. Bëhet fjalë për David De Gean, Pol Pogba apo Romelu Lukaku të cilët në të vërtetë nuk e kanë më të sigurt qëndrimin e tyre në Old Trafford.
Ai që bëri të shpërthejë kjo cështje ishte tabloidi ‘Daily Mail’ sipas të cilit se largimi i këtyre lojtarëve nga Mancester Junajtid është i sigurt nëse skuadra e Solskjaer dështon në arritjen e objektivit të saj; kualifikimit për në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm.
Mancester Junajtid ka humbur 3 nga 5 ndeshjet e fundit në kampionat dhe me një lëvizje të vetme mund të humbasë shërbumin e portierit De Gea që ende nuk ka rinovuar kontratën që do të thotë se spanjolli mund të largohet edhe me parametra zero, të mesfushorit francez që kërkohet nga Reali i Madridit dhe Juventusit dhe të sulmuesit belg që pas largimit të Murinjos e humbi shkëlqimin e tij.
Sfida e radhës së Mancester Junajtid është sfida në Old Trafford në derbin me Mancester Sitin këtë të mërkurë, një sfidë që që shihet si vendimtare për fatin e këtyre 3 futbollistëve.
sfidanti.al