Junajtidi në krizë: Murinjo fërkon duart nga kënaqësia?!

Mançester Junajtidi po zhvillon një sezon për t’u harruar dhe si kapak i gjithçkaje mund të bëhet dështimi i “djajve të kuq” që të kualifikohen në Ligën e ardhshme të Kampioneve. Më i kënaquri në këtë situatë duket se është ish-trajneri i Junajtidit Zhoze Murinjo që u shkarkua dhjetorin e kaluar.
Mbas ardhjes së trajnerit të ri, Ole Gunar Solskjer, të gjithë tifozët u gëzuan, duke ia ngarkuar të gjitha fajet “Specialit” për reultatet e dobta, por tani punët kanë ndryshuar.
Para largimit të Murinjos, Junajtidi ishte i gjashti me 19 pikë më pak se Liverpuli kryesues, kurse tani “djajtë e kuq” janë po të gjashtët në klasifikim, por 21 pikë më pak se lideri. I vetmi ndryshim është se Junajtidi u kthye në lojë që të kualifikohet për në Ligën e ardhshme të Kampioneve, por kështu si po luan ky ekip do të jetë çudi, nëse ai do të zërë vendin e tretë ose të katërt.
Sfidanti.al