Arabia Saudite bind Spanjën për Superkupën, me 30 milionë euro

Vitin e kaluar u quajt “sakrilegj” që një ndeshje e La Ligës të luhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo gjë nuk ndodhi dhe shumëkush duartrokiti për këtë shembull patriotizmi. Gjithsesi, do të kishte bërë mirë të mos ishte nxituar sepse nga Arabia Saudite erdhën arsye shumë më të forta për të luajtur një ndeshje të futbollit spanjoll në truallin e saj.

Pas Superkupës së Italisë, pritet që edhe Superkupa e Spanjës të shkojë në shtetin saudit, pasi sponsorët janë gati të japin 30 milionë euro për një ndeshje të vetme. Mesi me shokë, pra, do të duhet të udhëtojnë drejt Lindjes, ndërsa nuk udhëtuan dot drejt Perëndimit. Marrëveshja ende nuk është arritur, por mediat shkruajnë se ekziston mundësia që të akordi të firmoset, për 6 sezone mbi bazë të 30 milionë eurove për çdo vit.

Sfidanti.al