Ka shumë mundësi që Eden Hazari të largohet në fund të sezonit nga Çelsi dhe të bashkohet me Realin e Madridit, por ndërkohë ka lajme se në Angli do të vijë vëllai i tij, Torgan Hazar. Ai tani po luan mjaft mirë me Borusian e Mynshengladbahut dhe është vënë në shenjëstër të disa klubeve të mëdhenj.
Gazeta “Sun” shkruan se interesim serioz për Hazarin e dytë kanë shprehur Liverpuli dhe Arsenali, duke u vënë në garë për futbollistin 26-vjeçar, për të cilin pak më parë thuhej se do të mund të bashkohej me Borusian e Dortmundit.
Unai Emeri është tifoz i madh i Torgan Hazarit dhe ka në plan që ta sjellë atë gjatë verës në Londër. Nga ana tjetër, edhe Jyrgen Klopi synon që t’i rrisë opsionet e mesfushës ofensive, kështu që edhe ai do që ta sjellë Torgan Hazarin te Livepuli.
Sfidanti.al