NBA,Hjuston lë t’i shpëtojë match pointi i parë; Miluoki në gjysmëfinale të Lindjes

Hjuston humbet shansin për të mbyllur përfundimisht llogaritë në serinë e ndeshjeve me Jutah Xhaz dhe të kualifikohet për në gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes. Në Energy Solution Arena skuadra teksane u mnd nga vendasit e Utah 107-91 me Xhaz që shkurtoi diferencën në rezultatin e serisë së sfidave në 3-1. Protagonisti absolut për Jutah u bë Donovan Mitcell që e mbylli këtë sfidë me 31 pikë, 19 nga të cilat i shënoi në periodën e fundit. Gjithsesi Hjustoni e ka shansin për të prerë biletën për në gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit me ndeshjen e pestë ndaj Xhaz që do ta luajë në shtëpinë e tij në Toyota Center.

Nuk gaboi Miluoki në Konferencën e Lindjes. Skuadra e Baks fitoi ndaj Detroit 127-104 duke e mbyllur serinë e ndeshjeve 4-0 për të kaluar në gjysmëfinale të kësaj Konference dhe duke iu bashkuar Boston Seltiks. E gjithë seria e përballjeve mes këtyre dy skuadrave pati vetëm një drejtim pasi diferencat mes tyre në parket në cdo ndeshje ishin të mëdha. Përsa i përket ndeshjes së katërt, Miluoki zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer falë edhe Antetokunmpos që e mbylli sfidën me 41 pikë, kuota më e lartë e realizuar prej tij në këtë edicion të NBA. Vlen të theksohet se Miluoki nuk kalonte raundin e parë te fazës së playoffit në NBA që nga viti 2001.

sfidanti.al