Juventusi i Masimiliano Alegrit gjen dikë që merr revanshin ndaj Ajaksit për eliminimin në Ligën e Kampioneve. Bëhet fjalë për skuadrën e U17 që fitoi turneun e kësaj grupmoshe Future Cup duke mundur në finale pikërisht bashkëmoshatarët e skuadrës holandeze 2-1. në të vërtetë ishte një ‘hakmarrje’ e dyfishtë ajo e bardhezinjve të vegjël që u përballën me ‘Harkëtarët’ e rinj edhe në fillim të turneut duke u mundur 1-0.
Përsa i përket kësaj sfide, Juventusi i vogël arriti të fitojë përballjen me Ajaksin falë dy golave të shënuar nga Ervin Omic dhe Kozimo de Garsia. Ajo që mund të thuhet në këtë rast është se ky turne është një shenjë pozitive për Zonjën e Vjetër që duket se ka filluar të mendojë që të krijojë kampionët e së ardhmes në shtëpinë e saj.
sfidanti.al